Një 43-vjeçar është plagosur në një aksident të regjistruar paraditen e sotme aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Librazhd.

Mësohet se në aksident është përfshirë një automjet tip "Fiat Punto" dhe një "BMW X3", ku për pasojë Astrit Çoça, drejtuesi i Fiat Punto ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

Çoça, emigrant në Greqi i cili ishte kthyer në vendlindje javën e kaluar është transportuar me urgjencë për ndihmë dhe trajtim mjekësor në Reanimacionin e Qendrës Spitalore Elbasan pasi gjendja e tij paraprakisht paraqitet kritike.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton rreth shkaqeve që sollën aksidentin.