Një aksident sapo ka ndodhur në autostradë, në drejtimin Durrës-Tiranë ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Siç duket edhe në fotot që “DurrësLajm” paraqet, njëri nga mjetet e përfshirë në aksident ka përfunduar sipër mjetit tjetër.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar apo vetëm dëme materiale.

Nga përplasja është shkaktuar edhe trafik në atë pjesë të autostradës, pasi policia nuk ka mbërritur ende në vendngjarje.