Dy makina janë përplasur paraditen e sotme në Durrës.

Konkretisht aksidenti ka ndodhur në rrugën e Unazës që shkon drejt Plepave.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale siç duken edhe në fotot që “DurrësLajm” publikon.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.