Një aksident i rëndë u regjistrua pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin pranë fshatit Përparim.

Dy makina tip “BMW” dhe “Opel” u përplasën me njëra-tjetrën, teksa njëra përfundoi e përmbysur.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 5 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Elbasanit.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.