Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Papër, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e aksidentit të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se një nga drejtuesit e mjeteve ka qënë në gjendje të dehur.