Dy automjete janë përfshirë në një aksident pasditen e kësaj të marte tek Ura e Dajlanit në Durrës.

Pas përplasjes, njëri prej drejtuesve, i mjetit tip “Opel Zafira”, ka dalë nga rruga duke pëfunduar mbi trotuar, e më tej është përplasur edhe me murin rrethues në zonë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa automjeti tjetër tip “Benz” 190, ka pësuar dëme të vogla materiale.

Forcat e policisë ndërkohë kanë shkuar në vendngjarje.

Fotot nga vendi i aksidentit, të dërguara nga dëshmitarët e rastit për “DurrësLajm”.