Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një vajze 25-vjeçare është regjistruar mbrëmë në Krujë.

Policia e Durrësit informon se ka ndërruar jetë shtetasja V.G,  e cila ishte pasagjere në automjetin që u aksidentua me një mjet tjetër.

Makina tjetër është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk është identifikuar ende.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.07.2019, rreth orës 22:10, në afërsi të kryqëzimit Gramëz, Krujë, shtetasi B.G.,48 vjeç, banues në Has, duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një mjet ende të paidentifikuar , për pasojë është lënduar vet si dhe pasagjerja shtetasja V.G.,25 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spital.

Policia po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit si dhe identifikimin e mjetit dhe kapjen e drejtuesit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.