Një aksident ka ndodhur pak para mesditës së sotme në Tiranë.

Sipas informacioneve zyrtare, aksidenti ka ndodhur në zonën e Laprakës.

“Mjeti me drejtues shtetasin M.B., është pëplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.P., e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.