Një aksident është regjistruar në Shkozë ditën e sotme, ku janë përplasur dy motorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, tek rrethrrotullimi i Shkozës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se motori me drejtues me inicialet H. H., u përplas me mjetin motorin me drejtues F. M.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorit shtetasi me inicialet F. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Me datë 25.02.2021, rreth orës 11:00, tek rrethrrotullimi i Shkozës, janë përfshirë në përplasje mjeti motorr me drejtues H. H, me mjetin motorr me drejtues F. M.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi F. M., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.