Një fëmijë shqiptar 2 muajsh, ka humbur jetën në Pisa të Italisë pas një aksidenti me makinë. Ngjarja ka ndodhur gjatë të dielës, ndërsa mësohet se në aksident u përfshinë tre makina.

Sipas mediave italiane, përplasja nuk ishte e fuqishme, por shkak për vdekjen e vogëlushit u bënë airbag-ët, pasi i shkaktuan plagë të forta në kokë dhe në gjoks.

Fëmija ndodhej në makinë së bashku me prindërit dhe po qëndronte në sexholino në sediljen e parë, ndërsa nëna mbrapa pasi po kujdesej për djalin tjetër. Ai kishte lindur më 17 dhjetor vitit të kaluar.