Dy automjete janë përplasur në Elbasan paraditen e sotme, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi E.C, dhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.B., 63 vjeç. Menjëherë shtetasit e lënduar janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për kontroll.

Ndërsa drejtuesi i mjetit “Peugeot” me targa AA607 BI është larguar nga vendi i aksidentit. Po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.