Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti mëngjesin sotëm në qytetin e Korçës.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën pranë shkollës greke dhe të plagosura kanë mbetur nënë e bijë.

Ato janë transportuar për në spitalin e qytetit për ndihmë mjekësorë, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.