Dy shqiptarë janë aksidentuar mbrëmjen e kaluar në Itali ku për pasojë njëri ka gjetur vdekjen ndërsa tjetri është plagosur.

Mediat italiane shkruajnë se i riu që humbi jetën, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ndodhej prej pak kohësh në Itali për të punuar.

Shqiptarët u goditën nga një makinë teksa po ecnin në Lido në Policoro të shtetit fqinj, dhe ndonëse drejtuesi i automjetit ndaloi për t’i dhënë ndihmën e parë, ishte e kotë.

Policia italiane po heton për të sqaruar dinamikën e aksidentit.