Tre makina janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor Librazhd-Elbasan. Aksidenti sipas burimeve nga vendngjarja ka ndodhur rreth orës 15.45 në Mirakë, ndërsa kjo shkaktoi trafik të rënduar.

Si pasojë e aksidentit, të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur dy autoambulanca të spitalit të Librazhdit, të cilat po transportojnë të plagosurit për në urgjencë për t’ju dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.