Një automjet është përplasur me një trajler, duke sjellë si pasojë edhe plagosjen e një vajze 18-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Skuraj, në një kthesë në vendin e quajtur Vablin, ku janë përplasur dy automjete dhe konkretisht mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin, A.S, dhe mjeti trajler me drejtues shtetasin Xh.Ll.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, është lënduar pasagjerja shtetasja G.S., rreth 18 vjeçe, që udhëtonte me mjetin tip “BMW”, e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore  në Spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk ka persona të tjerë të lënduar.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.