Një aksident ku janë përfshirë një motor dhe një makinë ka ndodhur rreth orës 16:50, në rrugën e vjetër Plepa-Ndroq, konkretisht në Pjezë, me pasojë dy të plagosur.

Policia e Durrësit informon se një mjet me drejtues shtetasin A.K., është përplasur me një motor me drejtues shtetasin D.Gj., rreth 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin V.M., rreth 36 vjeç.

Ata ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.