Drejtuesi i një motori ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ai u aksidentua në rrugën Tepelenë – Fier, teksa po udhëtonte me motorin e tij i shoqëruar nga një grup shokësh.

Sipas informacioneve policore, motori u përplas me një makinë me targa italiane në rrethana ende të paqarta.

I plagosuri i identifikuar si Ervis Taka, raportohet se u dërgua në spitalin rajonal të Gjirokastrës në gjendje të rëndë.

Informacion paraprak

Njoftohemi se në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Në aksident është përfshirë automjeti tip Renault me targa CD 478 HB, me drejtues shtetasin R.K, banues në Burrel, me motoçikletën me Targa AN 093, me drejtues shtetasin E.T, 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili  ndodhet në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, nën kujdesin e mjekëve, për momentin në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.