Një person ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor në Shkodër. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Melgushe, në aksin Shkodër-Kryebushat.

Sipas të dhënave të para, i aksidentuari ka qenë duke udhëtuar me motor kur është përplasur nga një mjet.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.