Një aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi me pasojë vdekjen e një të mituri.

Mësohet se  makina me drejtues shtetasin Eltar Shaskaj, ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Vlorë-Peshkëpi, mjeti me drejtues shtetasin E. Sh., ka aksidentuar shtetasen e mitur me iniciale A. C., 7 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.