Një fëmijë 6-vjeçar ka përfunduar në spital si pasojë e një aksidenti të ndodhur një ditë më parë në Durrës.

Policia informon se “shtetasi B.P., 36 vjeç, banues në Durrës, në lagjen 17, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar fëmijën L.Sh., vjeç 6, banues në lagjen nr 17, i cili lëvizte me biçikletë”.

Fëmija L.Sh është transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS, referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shoferin e makinës, mbi nenin 290 të Kodit Penal.