Një fëmijë 6 vjeç është aksidentuar një ditë më parë në Durrës, ndërsa drejtuesi i mjetit që e përplasi me makinë u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia informon sot se 30-vjeçari A.N. është identifikur dhe arrestuar, ndërsa vajza e mitur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A.N., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 06.07.2020, në lagjen nr. 7, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur H. Q., 6 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën dhe më pas shtetasi A. N. është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.