Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka aksidentuar me makinë një të mitur dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Aksidenti ndodhi sot në aksin rrugor Kukës-Nangë. Mësohet se i mituri është transportuar me urgjencë në spital dhe pasi gjendja e tij është stabilizuar, tashmë është kthyer në shtëpi.

“Kukës Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. O., 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës. Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Nangë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin e mitur V. Sh. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. I mituri, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit.