Përplasi për vdekje 24-vjeçarin dhe u largua, prangoset autori

24/08/2019 - 13:30

Policia ka arrestuar autorin e aksidentit me vdekje në Fier.

Në pranga ka rënë shtetasi Kudret Zykaj që sipas policisë, ka përplasur për vdekje 24-vjeçarin Flamur Tafaj dhe më pas u largua nga vendngjarja..

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa viktima me motor ishte përplasur nga mjeti tip “Benz”, i cili kishte përfunduar në një kanal.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe arrestohet shtetasi i cili aksidentoi me pasojë vdekjen 24-vjeçarin në Kafaraj. Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me aksidentin në Kafaraj ku shtetasi K.Z duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me motorçikletën e drejtuar nga shtetasi F.T, 24 vjeç, (i cili ndërroi jetë), shërbimet e policisë bënë kapjen e shtetasit K.Z i cili pas aksidentit u largua nga vendngjarja.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin: K.Z, 68 vjeç, banues në Peshtan, Fier. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas arrestimit të Astrit Thaçit, 27-vjeçarit nga Durrësi, i cili kreu grabitje me armë në Elbasan, Tiranë dhe Durrës, dy persona të tjerë

Furgoni i Drejtorisë së Burgjeve është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm, dhe për pasojë një polic ka mbetur i lënduar.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku një shqiptar ka mbetur i vrarë si pasojë e goditjeve me thikë.

Kapet një drejtues mjeti në Durrës, i dehur në timon, i cili kishte përplasur makinën e tij tip "Renault" me një "BMW".

Specialistët për hetimin e trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe para

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan një shtetas sirian, i akuzuar për vjedhje.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Malësi të Madhe.

Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e kësaj të diele në autostradën Tiranë- Durrës, ku janë përfshirë tre automjete, fatmirës

Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Michigan, SHBA, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, n

14 shkurti do të shenjonte një tragjedi në fshatin Ostren të Madh të Bulqizës, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj do të humbnin jetën, e nd