Përplasi për vdekje 36-vjeçarin në Durrës dhe u largua nga vendngjarja, vetëdorëzohet autori

08/12/2019 - 16:36

Policia e Durrësit ka arrestuar 52-vjeçarin i cili dy netë më parë ka aksidentuar për vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendngjarja.

Mësohet se autori, shtetasi S.B., është vetëdorëzuar në polici paraditen e sotme.

Njoftimi i policisë

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u bë i mundur arrestimi i shtetasit: S.B.,52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se më datë 06.12.2019, në orën 16:45, në lagjen Nr 15, Spitallë, duke drejtuar mjetin tip "Renault Megane",ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin E.H., 36 vjeç, dhe u largua nga vendi i aksidentit

Falë veprimeve të shpjeta  të  kryera nga grupi hetimor u bë i mundur identifikimi i mjetit. Drejtuesi i mjetit, shtetasi S.B, paraditen e sotme u vetëdorëzua në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një sherr mes dy vëllezërve shqiptarë në Itali ka përfunduar me plagosjen e më të voglit dhe arrestimin e tjetrit.

Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Shullazit dhe grupit për rivlerësim të masës së sigurisë, pas mbylljes së Krimeve të Rënda.

Pas vrasjes së Erion Morinës, policia italiane ka arrestuar kushëririn e tij, Musli Morina si autor i dyshuar.

Shpëton për mrekulli shoferi i një furgoni në Shkodër, i cili ka marrë flakë.

Katër të rinj kanë rënë në pranga, pasi vodhën me dhunë dy shtetas sirianë në lagjen numër 8 të Korçës.

Tre javë nga largimi me dhunë nga Shqipëria, zbardhet urdhri i dëbimit për mësuesin turk Harun Çelik, i konsideruar mbështetës i Gylenit,

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në lokale në kryeqytet.

Një tjetër ngjarje ka ndodhur mbrëmjën e djeshme në Tiranë, pak para vrasjes që tronditi zonën e Astirit.

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e një dite më parë në Bilisht.