Përplasja me armë zjarri te “Elbasan Arena”, arrest me burg për autorët

29/11/2020 - 13:50

Gjykata e Elbasanit e drejtuar nga Tomorr Kullolli, vendosi sot “arrest me burg” për “Korçarin”, 28-vjeçarin Elvis Çaushllollin dhe dy të tjerë në Elbasan.

Elvis Çausholli si dhe Feliks Filja e Ersi Cakani akuzohen për ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:50 në mesjavë në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh u përdorën edhe armët e zjarrit.

Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan u arrestua një orë pas ngjarjes në Spitalin e Traumës ku kishte shkuar për mjekim, ndërsa u shpall në kërkim autori tjetër i kësaj ngjarjeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Sipas policisë “Korçari” duke drejtuar automjetin tip “Mazda”,ishte konfliktuar fizikisht me 25 vjeçarin Qosja , i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi (Çausholli) mbeti plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, u largua nga vendngjarja që të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë ku edhe u arrestua në flagrancë.

Çausholli dhe Qosja akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, ndërsa Cekani akuzohet për veprat penale ” Veprime që pengojnë në zbulimin e të vërtetës ” dhe “Moskallëzim krimi”, ndërsa Filja akuzohet për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi dyshohet si autori i dytë i kalimit kontrabandë migrantët që vijnë nga vendet

Në sulmin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 janarit në një kafene në Agios Sostis të Greqisë, ku u përplasën një grup shqiptarësh mbeti i v

Policia e Kurbinit ka vijuar operacionin e koduar policor “Godull”, duke e çuar në tre numrin e të arrestuarve në kuadër të këtij operaci

Një tjetër rast shokues i abuzimit seksual me të mitur është zbuluar së fundmi në Ksamil.

Një shtyllë e linjës elektrike është rrëzuar dhe ka zënë poshtë dy makina.

Një punëtor ka rënë nga lartësia në një pallat në ndërtim dhe ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica” në kryeqyt

Policia e Kamzës ka marrë një telefonatë këtë mesditë, ku është denoncuar për marrjen peng të një personi.

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 361 shtetas që u konstatuan pa maskat mbrojtë

Një makinë me drejtuar K.V. ka aksidentuar sot një punonjëse të policisë rrugore.

Policia e Shtetit njofton se janë ekstraduar nga Gjermania dhe Kosova drejt vendit tonë, 2 persona si dhe drejt Kosovës një tjetër.