Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:20 në tek kryqëzimi i Porcelanit, në rrugën ‘Hoxha Tahsin’.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, ndërsa njëra prej tyre është kthyer në një anë.

Siç shihet dhe nga foto e publikuar nga LSA, dy mjetet janë dëmtuar shumë nga goditja, ndërsa ende nuk dihet nëse ka pasur persona të plagosur nga kjo ngjarje.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.