Përplasje me armë mes familjes shqiptare dhe italiane, dy të plagosur

20/05/2019 - 13:18

Një grindje për motive banale mes një familje shqiptare dhe një italiane ka çuar në plagosjen me armë zjarri të dy personave.

Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së dielës në qytezën Prata Goivine në provincën e Kuneos. Prej kohësh raporti mes dy familjeve fqinje ishte i tensionuar.

Hetimet e policisë kanë zbardhur se në këtë grindje janë përfshirë 4 persona. Ishte shtetasi italian që qëlloi me armë tip pistoletë kundër familjes shqiptare. Një prej plumbave plagosi në krah bashkëshorten e shqiptarit, dhe një plumb qëlloi kunatin e italianit.

Gruaja shqiptare ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa 40-vjeçari italian është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Kuneos në prognozë të rezervuar. Prokuroria italiane ka nisur një proces hetimor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gjykata e Katanias ka marrë vendimin për Moisi Habilajn. Habilaj është dënuar me 15 vite  5 muaj e 10 ditë.

Policia e Lezhës ka bërë arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit kryeplakut të fshatit, Gjin Marku ndodhur sot rreth orës

Tensionohet situata edhe në KZAZ-të e Burrelit, ku ka pasur përleshje dhe dhunë mes qytetarëve dhe policisë pasi kërkohet lirimi i ambien

Një fëmijë 6-vjeçar është plagosur në mesnatë me automatik në Krastë të Martaneshit.

Pak pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Krastë të Bulqizës, ku një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese e për pasojë mbe

Një person është vrarë me armë zjarri në Lezhë.

Një punëtor shqiptar në Greqi ka humbur jetën për shkak të një aksidenti në punë.

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur sot në aksin Kukës-Morinë.