Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Elbasan.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë në lagjen “Visarion Xhuvani”.

Sipas informacioneve, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.10.2017 në lagjen “Visarion Xhuvani” gjatë një konflikti të çastit një shtetas dyshohet të ketë qëlluar në ajër  me armë zjarri.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja armë zjarri pistolete.

Policia po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.