Përplasje mes Policisë dhe të dyshuarve si shpërndarës droge, thyhet xhami i furgonit të "Shqiponjave"

15/07/2020 - 22:34

Një incident është regjistruar në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e sotme, ku një automjet i dyshimtë është ndjekur nga policia.

Uniformat blu i bënë shenjë makinës të ndalonte, por shoferi nuk iu bind urdhrit. Policia u vu në ndjekje të mjetit dhe gjatë këtij momenti, një prej pasagjerëve që ndodheshin në automjetin e dyshimtë, hodhi një pllakë guri në drejtim të furgonit të policisë.

Për pasojë pati vetëm dëme materiale në xhamin e makinës së policisë. Kurse automjeti i dyshimtë u përplas me një shtyllë gjatë tentativës për t’u larguar. Pasagjerët dhe shoferi u kapën dhe janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit për t’u marrë në pyetje.

Nga burimet policore mësohet se ka patur dyshime që brenda mjetit mund të kishte lëndë narkotike, por nuk u gjet asgjë e paligjshme.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Beratit ka ndëshkuar me nga 1.000.000 lekë gjobë, pronarët e dy restoranteve, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kund

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier arrestuan në flagrancë M.B., 24 vjeç, banues në

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 45-vjeçar, për veprën penale "Prishja e qetësisë Publike".

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, pronarin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin

Detaje të reja janë bërë me dije nga ngjarja  e rëndë që u regjistrua sot në bashkinë  e Veut të Dejës, ku 27-vjeçari Gjin Ndoji u gjet i

Ndalohet njëri nga autorët e dyshuar të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe më datë 08.08.2020, pranë një hoteli në fshatin Tush

Një i mitur ka shkuar i vdekur në spitalin e Sarandës.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku person është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Një 32-vjeçar ka pësuar dëmtime fizike teksa punonte për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.