Një përplasje mes të dënuarve ka ndodhur në burgun e Rrogozhinës. Ngjarja ka ndodhur në palestër dhe në konflikt janë përfshirë 6 të burgosur.

Si pasojë është plagosur një prej tyre, i cili është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim. Ende nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes, por autoritetet e burgut kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.