Përplasjet në Astir, policia: 26 të proceduar për sulmin mbi forcat e rendit

12/11/2019 - 21:16

Policia e Tiranës ka proceduar 26 banorë të Astirit për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë.

Njoftimi i policisë:

26 të proceduar për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë.

Sot, në rrugën “Teodor Keko”, në afërsi të sheshit “Shqiponja”, Tiranë, rreth orës 06:00 të mëngjesit një grup personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me gurë, sende të forta dhe bomba molotov punonjësit e policisë si dhe punonjësit e policisë bashkiake, të cilët ishin dislokuar në këtë rrugë për të ushtruar detyrën në lidhje me zbatimin e planit të masës për shembjen e 33 objekteve që preken nga projekti i rrugës.

Si pasojë e sulmit me gurë, sende të forta dhe bombave molotov mbetën të plagosur 5 punonjës Policisë nga FNSH-ja, Shqiponjat dhe nga Patrullat e përgjithshme. Gjithashtu, gjatë sulmit me gurë e sende të forta dhe bombave molotov, është dëmtuar 1 automjet i Policisë.

Në lidhje me ngjarjen, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 në përfundim të veprimeve hetimore, bazuar prova dhe pamje filmike të ditëve paraardhëse nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë bënë ndalimin për veprën penale “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë së rendit”, të shtetasit në kërkim Sh.S., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u proceduan në gjëndje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike”, dhe “Shkatërrim prone” i 25 shtetasve, nga 22 deri në 73 vjeç.

Vijon puna hetimore nga ana e strukturave të policisë në bashkëpunim e Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në Shkodër pasi ka plagosur me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit në Ba

Intensifikohen kontrollet e territorit, nga toka dhe ajri, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për të kultivua

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi ka dhunuar një punonjës të OSHEE-së për motive të dobëta.

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë me pasojë vdekjen.

Dalin emrat e grupit nga Durrësi që funksiononte duke nxjerrë emigrantë ilegalisht drejt BE-së kundrejt fitimit 1000 deri në 2500 euro.

Policia e Tiranës finalizon operacionin e koduar “Akciza” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra për të

Një 80- vjeçar ka ndërruar jetë në bregdetin e Durrësit i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Talo Çela është sot një nga më të kërkuarit e policisë shqiptare.

Një 40-vjeçar është paraqitur sot në spitalin e Kurbinit për të mjekuar një plagë të marrë në krahun e tij.