Policia e Dibrës ka arrestuar 12 persona,  ndërsa ka shpallur në kërkim 39 të tjerë si të dyshuar për sulmin ndaj  KZAZ nr. 19, në qytetin e Peshkopisë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 28 qershor 2019 rreth orës 21.00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 19, e cila ndodhet në ambientet e palestrës së shkollës “Nazmi Rushiti” në qytetin e Peshkopisë. 

Protestuesit kanë përdorur sende të forta, kapsolla  dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-s, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim. 

Policia ka arrestuar në flagrancë 12 shtetas, konkretisht:

  • K.U., 29 vjeç, banues në fshatin Pollazhan
  • M.Gj, 29 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
  • A.K, 55 vjeç, banues në fshatin Kandërr
  • F. V., 54 vjeç, banues në Peshkopi
  • A. K., 23 vjeç, banues në fshatin Kandër
  • E.K., 25 vjeç, banues në fshatin Kandër
  • J. K., 31 vjeç, banues në fshatin Kandër
  • I. K., 52 vjeç , banues në fshatin Kandër
  • O. Z., 32 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë 
  • E. B., 32 vjeç, banues në fshatin Kandër
  • L.Z., 42 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë
  • A. B.,  61 vjeç, banues në fshatin Rashnapojë.

Për këtë ngjarje, janë shpallur në kërkim edhe 39 shtetas të tjerë.

Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për veprat penale: "Shkatërrimi i pronës me zjarr","Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik" dhe "Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor", parashikuar nga neni 151/2, dënimi nga 5 deri në 15 vjet, Neni 236/2 dënimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet dhe Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet.

Policia e Dibrës nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të implikuar.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar dhe ka marrë të gjitha masat për të garantuar procesin zgjedhor, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ që përfshihet në aktivitet kriminal.