Ka përfunduar ultimatumi i studentëve për kryeministrin Edi Rama. Prej këtij të fundit nuk ka asnjë përgjigje për kërkesat e tyre.

Pas një komunikimi që studentët kanëpasur me njëri-tjetrin, për të shkuar drejt Kryeministrisë apo për të qëndruar te Ministria, ata nuk kanë rënë dakord, dhe kanë vendosur që ta përshkallëzojnë protestën duke u ndarë në dy grupe, ku ata që shkuan drejt Zogut të Zi, kanë bllokuar rrugën, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të qëndrojë përballë Ministrisë së Arsimit.

Bllokimi i Zogut të Zi, një pikë nevralgjike e Tiranës, pritet të sjell kaos me trafikun.