Përshtati lokalin për trafik kokaine e prostitucion, arrestohet 50-vjeçari

14/10/2019 - 12:26

Policia e Tiranës ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili kishte përshtatuar lokalin e tij për përdorim dhe shpërndarje kokainë dhe për prostitucion.

Në kuadër të operacionit të koduar “Mbishkrimi” u arrestuar shtetasi  I. P., lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar "Mbishkrimi", për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla në lokale nate dhe përshtatjen e tyre për prostitucion.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V. P. Tiranë në bashkëpunim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 Sekuestrohen doza kokainë, pjatë porcelani me mbetje kokaine, DVR, letër me mbishkrim dhe aparat celular.

Në pranga një shtetas (pronari i lokalit), me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Mbishkrimi”, gjatë të cilit bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- I. P., 50 vjeç, lindur në Shkodër dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim.

Për këtë shtetas dispononohej informacion se në rrugën Industriale, në autostradën Tiranë - Durrës përshtaste lokalin e tij për përdorim e shpërndarje lënde narkotike kokainë dhe për prostitucion.

Nga kontrolli i kryer është konstatuar se 50-vjeçari ishte duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit. Gjithashtu, gjatë kontrollit në lokalin në administrim të tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë të dyshuar kokainë, një pjatë porcelani me mbetje të lëndës natkotike, një DVR, një letër me mbishkrim dhe një aparat celular.

Në lokal është gjendur edhe shtetasja R. C., e punësuar si balerinë në këtë ambient, e cila u akomodua në një qëndër pritëse për viktimat e trafikimit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike ”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shetasit I. P

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Tiranës ka proceduar 26 banorë të Astirit për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë.

Policia ka proceduar penalisht 5 persona, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj pronarit të një lokali në qytetin e Pogradecit

Një 40-vjeçar i kërkuar për "Vrasja e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbatja pa leje", është vënë në pranga nga Policia e Lezhës.

Gjendet trupi i pajetë i dekompozuar i një shqiptari në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit në Greqi.

Policia ka vënë në pranga dy persona që po shkëmbenin një sasi lekësh dhe eurosh me njëri- tjetrin, që dyshohet se është përfituar nga ve

Vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 32 vite burg Marjana Çmetën, e cila dy vite më parë helmoi vjehrrën e saj, Lirie Lamin.

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belg

Një 31-vjeçar nga Kosova është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në Elbasan, ku për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.