Më shumë se pesë orë negociata i janë dashur forcave RENEA të specializuara për të bindur një 31-vjeçar nga Fieri që të ulë armën, me të cilën kërcënonte se do vetëvritej.

Rreth orës 03:25 policia e Fierit bën me dije se ai është dorëzuar falë negociatave me të, ndërsa iu sekuestra automatiku dhe një gëzhojë.

Policia sakaq e shoqëroi për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprime të mëtejshme hetimore.

Mbrëmjen e së shtunës rreth orës 22:50 i riu ka shkuar në oborrin e banesës së vjehrrit të tij i armatosur dhe kërcënonte se do të vetëvritej.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e policisë, të cilët negociuan me të.