Një 32-vjeçar ka pësuar dëmtime fizike teksa punonte për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Policia bën me dije se i riu është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marë ndihmë mjeksore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Shtetasi i mësipërm u transportua për në  spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.