Drejtori i Hipotekës së Sarandës, Armand Hysi ka ndërruar jetë papritur. 44-vjeçari ndodhej në zyrë kur dyshohet se ka pësuar një infarkt. Edhe pse është dërguar me urgjencë në spital nga personat që i ndodheshin pranë, mësohet se Hysi ka mbërritur i vdekur.

Përveç detyrës si drejtor i Hipotekës, ai ishte pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.

Lajmi ka tronditur jo vetëm familjen por dhe miqtë dhe ata që e njihnin, pasi Hysi nuk kishte pasur më parë probleme shëndetësore dhe sipas miqve të afërt nuk ka pasur ankesa për shëndetin.

Ai përflitej edhe si një nga personat e mundshëm për të qenë kandidat për kryetar bashkie në Sarandë nga Partia Socialiste.