Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një banesë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit.

Raportohet se kanë shpërthyer dy panelet diellore, të vendosura në çatinë e banesës.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Shkak i shpërthimit dyshohet të jetë bërë një defekt teknik. Policia ndërkohë ka nisur hetimet.