Një aksident rrugor i ka marrë jetën një shqiptari 35-vjeçar në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa shqiptari po kthehej me motorçikletë nga puna për në shtëpi.

Sipas medieve italiane, shqiptari u përplas nga një automjet në komunën Arezzo, përgjatë rrugës rajonale 71.

Shqiptari ishte picajol në një restorant dhe po kthehej në shtëpi.

Edhe pse ambulanca mbërriti në kohë mjekët nuk kanë mundur të mbajnë në jetë të riun shqiptar.