“Pirateria 2”/ Kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, dy të arrestuar

29/05/2020 - 11:24

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pirateria 2”. Dy persona që ushtronin aktivitetin e paligjshëm të piraterisë, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij u arrestuan nga policia në Korçë.

Po ashtu u sekuestruan aparate që shërbenin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh e siguruar nga kjo veprimtari e paligjshme.

“Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shkelësve, strukturat e lartpërmendura finalizuan operacionin policor të koduar “Pirateria 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Oltion Shahinasi 27 vjeç dhe Kostika Naumi 60 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasit e mësipërm, duke qenë të palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit. Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm këta shtetas nuk i kishin deklaruar pranë organeve tatimore, duke kryer fshehje të ardhurash.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësinë e shitjes në pronësi të 27-vjeçarit, në lagjen nr. 10, u gjetën aparate që përdoreshin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh të cilat dyshohen të jenë siguruar nga kjo veprimtari, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Shkelja e të drejtave të autorit”, “Fshehja e të ardhurave””, njofton policia.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nje aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Durrës-Tiranë.

Arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar nga blutë e Tiranës.

Një 32-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili qarkullonte me armë zjarri, është arrestuar nga policia e Tiranës.

Mëngjesin e sotëm, treni i linjës Durrës – Kashar, ka aksidentuar në afërsi të Domjes një mjet, duke e spostuar në kanal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre t

Një person i shpallur në kërkim nga policia i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka rënë sot në pranga.

  • Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Periferia", për zbardhjen e vjedhjeve të banesave të ndodhura më parë.

Goditet në Greqi një bandë shqiptarësh që vidhnin skafe.

Policia e Sarandës njofton se një grua 69 vjeçe, me inicialet L.P, është gjetur pa shenja jete këtë mëngjes.

Është zbuluar identiteti i të riut që humbi jetën gjatë pasdites në qytetin e Përrenjasit, ndërsa u përplas nga një makinë.