Piromani ‘i çmendur’ shqiptar tmerroi Italinë, digjte makina policie për pasion

15/10/2019 - 20:44

Krenar Shehaj, është emri i 41-vjeçarit, me banesë në San Benedetto, i cili akuzohet për djegien e një numëri të madh makinash policie në qytet. Pas hetimeve të përbashkëta të policisë dhe karabinierëve, burri u arrestua në gusht 2018. Por për të sqaruar më tej çështjen, gjykatësja Di Valerio, dje u ka dhënë prokurorëve transkiptet e përgjimeve telefonike të 41-vjeçarit .

Gjatë seancës dëgjimore dje, folën edhe disa karabinierë, të cilët kryenin hetimet dhe proçesi u shty për në nëntor ku do të flasin katër nga personat të cilëve u ishte djegur makina. Seria e djegies së makinave filloi në 13 Shtator 2017 kur një Ford Fiesta i parkuar në Via Forlanini mori flakë. Rasti i dytë u zhvillua në 30 Shtator në Via Confalonieri kundër një Fiat Panda.

Dhe përsëri, më 25 dhjetor të po këtij viti, në ditën e Krishtlindjeve rreth orës 19:00, një Lancia Y, gjithashtu në rrugën Forlanini, u gjet në flakë. Në gjyq do të diskutohet edhe për zjarrin e 29 janarit 2018, ku u dogj një Fiat 500 përmes rrugës  Copernico në Grottammare,  flakët e të cilit përfshin edhe një Citroen Saxo. Më 6 janar, një Smart ishte në zjarr në rrugën Fosse Ardeatine dhe flakët përfshin edhe dy Fiat Punto.

Më 5 shkurt 2018, një Mini Cooper i parkuar në një zonë private u dogj. Me këtë rast, flakët arritën edhe në një shtëpi aty pranë, por ndërhyrja në kohë e zjarrëfiksëve, bëri të mundur shpëtimin e shtëpisë. Në mëngjesin e 10 shkurtit, një zjarr tjetër shkatërroi një BMV 3 të parkuar në rrugën Via Oberdan. Të nesërmen në mëngjes, një tjetër makinë merr flakë, këtë herë në Via Farinelli, ku u dogj një Audi A3 dhe madje në këtë rast flakët rrezikuan të arrinin në një shtëpi.

Më 13 Mars, një automjet Mercedes Class A u dogj në rrugën Alberto da Giussano. Zjarret kanë prekur, ndër të tjera, makinat e katër karabinierëve dhe dy oficerëve të policisë bashkiake. I pyetur për arsyen e djegies së makinave, 43-vjeçari piroman, u shpreh se ai e kishte pasion vënien në zjarr të objekteve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia ka proceduar penalisht adminitratorin e një televizioni pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë duke fshehur të ard

Zbulohet e arrestohet në flagrancë hajduti i biçikletave në Durrës, që bëri kërdinë gjatë 4 muajve të fundit në qytet.

Një 31-vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë së Beratit ndërsa një 36-vjeçar është shpallur në kërkim.

Një shqiptar është arrestuar nga policia në Madrid, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze për përfshirje në një rrjet n

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan dhe Forcat Speciale RENEA kanë finalizuar operacionin "Shënkoll" për goditjen e vepri

Vijon operacion për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufi

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, ku

Një 63-vjeçar me iniciale I.I. është arrestuar në Gjirokastër pasi në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një arsenal armësh.

Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 04.06.2020, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi V. K.

Një krim i rëndë u shënua mbrëmë që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve nga Kruja.