Pistoletë dhe fishekë me vete, arrestohet nga policia i riu

19/08/2019 - 09:57

Policia ka arrestuar një 25-vjeçar në Elbasan pasi qarkullonte me armë zjarri.

Pas kontrollit rezultoi se shtetasi me iniciale A.Z, krahas pistoletës, mbante me vete në çantën e dorës edhe disa fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër  rast i armëbajtjesë pa leje, falë bashkëpunimit me qytetarët. Qarkullonte me armë zjarri në qytet arrestohet në flagrancë nga Policia 25 vjeçari . Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe  fishekë luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  në bashkëpunim me Focën e Posaçme ” Shqiponja” në DVP Elbasan, në bazë të informacionit të marrë nga  qytetarët se një person  qarkullonte me automjetet dhe  dyshohet se kishte armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e personit të dyshuar. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional nga ana e Policisë  u bë e mundur  lokalizimi  dhe bllokimi i automjetit bashkë me personin e dyshuar se qarkullonte me arme zjarri.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit  fizik të drejtuesit të automjetit,  në lagjen “28 Nëntori”,  i gjetën në çantën e dorës së tij një armë zjarri pistoletë me 6 fishekë luftarak. Në përfundim të veprimeve u bë   arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.Z., 25 vjeç,  banues në fshatin Përparim, Peqin. Policia e Elbasanit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe besimin që kanë te Policia, si dhe i bënë thirje të mbështesinë Policinë duke denoncuar çdo rast paligjshmërie në nr 112 ose në “Komisariatin Dixhital” duke garantuar anonimatin dhe reagim tē shpejtë e të paanshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë, policia italiane ka sekuestruar 10 kilogramë e gjysmë kokainë, vlera e së cilës nëse do dilte në treg përllogaritej në

Policia italiane ka arrestuar një 36-vjeçar shqiptar që u përfshi në një aksident rrugor në Verona.  36-vjeçari, identiteti i të cilit nu

Policia ka sekuestruar 106 890 euro dhe 102 dollarë ndërsa ka proceduar penalisht shtetasin francez i cili nuk i ka deklaruar në pikën ku

Dy vëllezër dhe shoku i tyre janë arrestuar në Korçë pasi gjatë një sherri në nëntor të vitit të kaluar kishin shtënë me armë në ajër.

Një sasi prej 800 kg marijuanë është kapur në afërsi të Pikës Doganoret të Qafë-Botës në Sarandë.

Policia e Durrësit godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje. 

Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një banesë në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit.

Policia e Tiranës ka arrestuar dy të rinj, pasi kanë kundërshtuar dhe fyer punonjësit policor.

Policia e Tiranës arrestoi një shtetas, i cili kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes për dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.

Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez, në përfundim të veprimeve te para