Dy të rinj janë përfshirë në konflikt, ku njëri prej tyre ka plagosur tjetrin me thikë në trup.

Policia njofton se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin E.K, 27 vjeç, banues në Burrel.

Ky shtetas te "Kryqëzimi i koliqit",  për motive të dobëta ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë në trup, shtetasit  M.I, 28 vjeç.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga nenet 88, 279 të Kodit Penal.