Policia e Memaliajt ka arrestuar në flagrancë shtetasin Altjon Caca, 30 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka shkuar në banesën e të atit M.C, 66 vjeç, dhe për motive të dobëta ka tentuar ta vrasë me thikë duke e goditur në kokë dhe trup.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i thikës së përdorur.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale parashikuar nga nenet 79 e 22 të Kodit Penal.