Dy punëtorë miniere janë plagosur pasditen e sotme në minierën e Bulqizës.

Rreth orës 13.00, Salla operative e Komisariatit të Bulqizës, është njoftuar nga urgjenca e spitalit të Bulqizës, se kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore 2 shtetas (punëtor miniere).

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se:

Në minierën e kromit në Bulqizë gjatë punës janë aksidentuar shtetasit S.Z, rreth 50 vjeç, banues në Bulqizë, i cili po transportohet me helikopter drejt Tiranës, dhe M.Gj, rreth 31 vjeç, banues në Bulqizë, i cili transportohet me ambulancë  drejt spitalit të Peshkopisë.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.