Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak më parë në Fushë-Krujë, ku janë plagosur babë e bir nga një person ende i paidentifikuar.

Nga informacionet paraprake të policisë së Durrësit, bëhet e ditur se: “Më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., babë e bir, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve”.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit.