Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Bulqizë, ku janë plagosur me thikë dy vëllezër.

Vëllezërit, të moshës 19 dhe 22 vjeç, janë plagosur nga një person i tretë, në rrethana ende të paqarta. Të dy të I plagosurit janë dërguar në spitalin e Bulqizës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20.00, në qytetin e Bulqizës, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E.T.,  ka plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit D.N., dhe A. N., (vëllezër),  të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes autori i dyshuar është larguar menjëherë dhe në ndjekje të tij janë vënë forcat e policisë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.