Era e fortë ditën e djeshme ka shkaktuar dëme të shumta, por edhe viktima. Ndërsa sot policia njofton se është plagosur edhe një 18-vjeçar, pasi u godit nga dy pllaka betoni që u rrëzuan nga era.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tiranë në rrugën e “Barrikadave”, ndërsa 18-vjeçari pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Më datë 17.03.2018, në rrugën e “Barrikadave”, nga kati i fundit i një pallati, janë shkëputur dy pllaka betoni të cilat kanë rënë në verandën e një kafeje duke dëmtuar në dorë dhe në kokë shtetasin S.H, vjeç 18 banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim”, informon policia.