Plagosje me armë zjarri në Kavajë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kavajë është plagosur me armë zjarri në këmbë 29-vjeçari me iniciale M.Xh. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë një sherri dhe në prangat e policisë ka rënë autori 27-vjeçar me iniciale V.H. Ky i fundit pas ngjarjes së rëndë ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por pas një orë e gjysmë është arrestuar nga policia. Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 24.05.2020, rreth orës 01:00, tek ish fabrika e letrës, në Kavajë, për motive ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi M.Xh., 29 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Durrësit. Si autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi V.H., 27 vjeç, banues në Kavajë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por pas një ore e gjysem ndjekje dhe kerkimesh është bërë shoqerimi i tij për në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.