Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në Tiranë.

Plagosja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni”, në Fushë Mëzez, Kashar.

Sipas policisë, shtetasi E.M. është plagosur në këmbë dhe rreth orës 18:35 ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital.

I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.